Presidenti amerikan, Donald Trump ka kërcënuar se do ta shkatërrojë Turqinë në aspektin ekonomik, nëse kjo e fundit sulmon forcat kurde në Siri, pas njoftimit të Shteteve të Bashkuara për të tërhequr trupat amerikane nga territori sirian.
Në dy postime në Twitter, Trump ka thënë se ai nuk dëshiron edhe provokim nga ana e kurdëve ndaj Turqisë.
Forcat amerikane kanë luftuar së bashku me milicinë kurde në veri të Sirisë kundër militantëve të grupit ekstremist, Shteti Islamik ISIS.
Mirëpo Turqia i konsideron pjesëtarët e Njësiteve kurde për Mbrojtjen e Popullit (YPG) si terroristë, shkruan The Telegraph.
Presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan ka deklaruar me zemërim për mbështetjen amerikane ndaj këtij grupi dhe ka premtuar se do ta shkatërrojë atë.
Komentet e Trump kanë ardhur pas kritikave që ka pranuar presidenti amerikan kur ka njoftuar për tërheqje të trupave amerikane nga Siria. Konflikti në Siri ka nisur më 2011 derisa SHBA-ja është përfshirë në të më 2015. /Telegrafi/