Maja Kocijançiq, zëdhënëse e zyrës së BE’së për Punë të Jashtme, i është përgjigjur menjëherë deklaratës nga presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq që kërkoi sqarime nga BE-ja për taksën e vendosur nga Kosova.
Vuciq tha se bashkësia ndërkombëtare dhe Evropa duhet të shprehen nëse së shpejti do të hiqet taksa ndaj produkteve serbe nga Kosova, dhe nëse do të vazhdojë dialogu, në mënyrë që ta kuptojë nëse në Serbi do të organizohen zgjedhjet ose jo.
Në pyetjen se si BE-ja është duke vepruar që taksa e Prishtinës për produktet serbe të hiqet dhe të vazhdojë dialogu, Kocijançiq ka thënë për agjencinë e lajmeve “Beta” se e ka dëshmuar edhe vizita e komisionarit evropian, Johanes Hahn ditë më parë në Prishtinë, transmeton lajmi.net.
“Bashkimi Evropian pret që Serbia dhe Kosova së shpejti t’i përmbushin obligimet e tyre në dialog, marrë parasysh edhe lidhjen direkte për normalizimin e raportëeve dhe qëndrimeve duke përmbushur aspirtatat e tyre në raport me BE-në”, tha ajo.
Ne jemi të përqendruar në faktin se puna e vazhdueshme në dialog me qëllim të arritjes së një marrëveshjeje ligjërisht të detyrueshme për normalizimin e përgjithshëm të marrëdhënieve ka krijuar një zgjidhje të qëndrueshme për çështjet e hapura”, shtoi Kocijançiq, transmeton lajmi.net.
Ajo shtoi se: “Kjo nënkupton se duhet të arrihet një zgjidhje e qëndrueshme me pajtimin e të drejtës ndërkombëtare dhe e pranueshme për të gjitha anëtarët e BE-së në rajon”. Dhe në një kontekst më të gjerë, ne theksojmë se dialogu Prishtinë-Beograd kërkon një atmosferë që kontribuon në marrëdhëniet e fqinjësisë së mirë, që do të thotë se marrëveshjet e arritura respektohen, ndërsa të gjitha lëvizjet dhe deklaratat e papajtueshme me interesat e përgjithshme dhe strategjike të rajonit duhet të largohen”, theksoi ajo.
BE-ja përshëndet emërimin e anëtarëve të delegacionit negociator nga Kosova për bisedimet me Serbinë, ka përfunduar Kocijançiq.