Numri i atyre që kërkojnë çdo ditë punë nuk është i vogël. Bile, prej tyre ka edhe që kanë përfunduar studimet postdiplomike-master, shkruan sot Koha Ditore.
Udhëheqësi i Zyrës së punësimit, Zylkifli Obërtinca, ka thënë se gjatë vitit 2018 për Komunën e Prishtinës janë regjistruar 1.477 punëkërkues. Shumica prej tyre të gjinisë femërore.
“Sipas të dhënave nga Sistemi Informativ i të Dhënave (SIMP), numri i punëkërkuesve-personave të papunë- të rinj, të regjistruar gjatë vitit 2018 është 1.477. Prej tyre, femra janë 798, ndërsa meshkuj 679”, ka thënë Zylkifli Obërtinca.
Sipas tij, më së shumti punëkërkues kanë qenë me shkollë profesionale.