Qeveria i ndan 115 mijë euro për Komisionin e Shpejtim Bulliqit

Qeveria e Kosovës ka ndarë 115 mijë euro për Komisionin shtetëror për Shënjimin dhe Mirëmbajtjen e Kufirit shtetëror.

Në mbledhjen e sotme të Qeverisë, i është ndarë një shumë prej 115 mijë eurove Komisionit shtetëror për Shënjimin dhe Mirëmbajtjen e Kufirit shtetëror.

E ka vlerën e vet se ata përnjëmend kanë bërë punë të mirë në raportin që e kanë nxjerrë. Mendoj se janë të dedikuara mirë”, ka thënë Haradinaj në konferencën pas mbledhjes së Qeverisë.

Reklama e sponzorizuar

Komisioni udhëhiqet nga ish-deputeti dhe anëtari i LDK-së, Shpejtim Bulliqi. 

Emërimin e tij e kishte bërë kryeministri Ramush Haradinaj pas shkarkimit të Murat Mehës kur po bëhej demarkimi i kufirit me Malin e Zi.