Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Christian Heldt, ka reaguar lidhur me emërimin e Naser Shalës, i njohur gjatë luftës si komandant “Ftyra” në krye të Agjencisë për Krahasim dhe Verifikim të Pronës, nga 50 deputetët e Kuvendit të Kosovës.
Heldt përmes Twitter-it ka thënë se më Kosova duhet t’i zgjedhë meritorët dhe jo personat që kanë lidhje politike.
“E mrekullueshme! Pra, nëse kualifikimi nuk ka rëndësi, si do të shkojë ky vend përpara? Ne kemi nevojë për ata me kokat më të mira, jo ato me rrjetin më të mirë. Na vjen keq, por kjo gjithashtu tregon edhe paratë e taksapaguesve në fjalë”, ka shkruar Heldt.
Përveç ambasadorit gjerman kanë reaguar edhe ambasadori i Amerikës dhe Britanisë së Madhe në Kosovë. Ambasadori britanik, Ruairi O’Conell, madje ka dhënë dorëheqjen nga posti i tij si kryetar i Bordit të AKKVP.