Gjykata penale e Antëerpit në Belgjikë ka pezulluar kompaninë e mishit “ Vanlommel” dhe dy shoferët e saj për shkelje të rregullave të higjienës dhe për dërgimin e mishit të skaduar në Kosovë.
Në verën e vitit 2017, autoritetet e Kosovës kapën 20 ton mish të ngrirë të skaduar, njofton Klan Kosova.
Sipas drejtuesve të kompanisë “Vanlommel” ishte një gabim njerëzor dhe se mishi ishte dërguar për kafshë. Agjencia ushqimore FASFC konfirmoi se nuk kishte indikacione për mashtrim të qëllimshëm.
Por edhe pa qëllime mashtruese, akte të tilla janë të dënueshme. shkruan gazeta belge “Het Laatste Nieuws”.
Prokurori publik kishte kërkuar një gjobë prej 20,000 euro për thertoren dhe 4,000 euro për secilin prej drejtuesve.