Jep dorëheqje Osman Ejupi që punësoi 4 fëmijët në Telekom

Ka dhënë dorëheqje Osman Ejupi nga pozita e njërit nga drejtorët e Bordit të Telekomit, pas raportimit të KTV-së se punësoi në Telekom 4 fëmijët e tij.

Këtë ai e kishte bërë vetëm pak muaj pasi vetë u përzgjodh anëtar i bordit të Telekomit.

Kryesuesja e bordit të Telekomit, Besa Shatri-Berisha e ka konfirmuar lajmin e dorëheqjes së Ejupit. Të gjithë fëmijët e tij u punësuan si agjentë të shitjes derisa ai vetë nuk kishte pranuar të komentojë këtë kur raporti KTV-ja, javën e shkuar.

Reklama e sponzorizuar

Në letrën e tij ai ka mohuar se ka pasur kompetencë që të ndikoj në punësimet e fëmijëve të tij.

“Ka qenë përgjegjësi e lartë dhe privilegj të ushtrojë funksionet e Anëtarit të Borit të Drejtorëve nga prilli 2018 dhe edhe njëherë u ri-siguroj se funksionin tim si anëtar i Bordit e kam ushtruar me përgjegjësi, profesionalizëm dhe në secilin rast për interesin më të mirë të Telekomit të Kosovës”, thuhet ndër të tjera në letrën e dorëheqjes së Ejupit.

Dorëheqjen e tij nga pozita e konfirmoi edhe për Koha.net por pa dashur të japë më shumë detaje ai tha “më keni denigruar me shkrime”.