Lluka paralajmëron shkarkimin e Bordit të Telekomit për shkak të nepotizmit

Ministri i Zhvillimit Ekonomik i ka paralajmëruar Bordin e Telekomit që do ta shkarkojë nëse vazhdohet gjendja e njëjtë e instalimit të nepotizmit.

Burime të KTV-së kanë thënë se ministri Valdrin Lluka është duke mbledhur fakte që kur të propozojë vendimin te qeveria, ai t’i miratohet.

Reklama e sponzorizuar

Këtë qëndrim ia ka bërë me dije edhe vetë Bordit që është arsyetuar se punësimet kanë ardhur nga menaxhmenti i Telekomit.

Në prag të përgatitjes për privatizim të Telekomit, partitë në pushtet, me theks të veçantë AAK-ja e kryeministrit Ramush Haradinaj po i dërgojnë në masë militantët partiakë për t’i punësuar.