Qeveria pezullon projektin e Hidrocentralit në Lumbardh

Zëvedësministri i Financave Fatmir Gashi ka njoftuar se sapo është mbajtur takimi i i Komitetit Ndërministror për projektin e Lumbardhit, në të cilin është marrë vendim që të pezullohen të gjitha procedurat për këtë projekt.

“Qytetarë të nderuar, sapo u mbajt takimi i Komitetit Ndërministror për projektin e Lumbardhit me çrast, sipas Kërkesës së Kryeministrit Haradinaj, reagimit tonë në Komision e i cili reagim pasoj edhe me reagimin mbarë qytetarë, u vendos edhe zyrtarisht që të pezuollhet puna e këtij Komisioni, që rrjedhimisht nënkupton edhe pezullimin e tëgjtiha procedurave për projektin e Hidrocentralit në Lumbardh”, ka njoftuar Gashi përmes një statusi në facebook.

Ky vendim i Qeverisë vjen pas presionit qytetar kundër degradimit të Lumbardhit përmes ndërtimit të hidrocentraleve. /Buletini Ekonomik/

Reklama e sponzorizuar