Kjo është sindikata me 23 mijë punëtorë që iu gëzua vendimit të gjykatës për pagat

Sindikata e Shërbyesve Civilë të Kosovës është njëra prej rreth 20 sindikatave që kanë kundërshtuar Ligjin për Pagat në Sektorin Publik, i cili u pezullua sot me vendim të Gjykatës Kushtetuese.

Kjo sindikatë javë më parë dorëzoi një ankesë zyrtare në lidhje me Ligjin për Pagat tek institucioni i Avokatit të Popullit, dhe përmes një kërkese të këtij institucioni, Gjykata Kushtetuese vendosi ta pezullojë këtë ligj.

Reklama e sponzorizuar

Rreth 23 mijë shërbyes civilë në administratën lokale dhe qendrore të Kosovës janë shprehur të pakënaqur me Ligjin për Pagat.

Paga mesatare e shërbyeseve civilë në Kosovë është 370 euro në muaj, kurse me ligjin e ri, disa nga shërbyesit civilë pagat mund të merrnin një rritje për 40 euro në muaj.

Kjo sindikatë edhe para nënshkrimit të Ligjit për pagat, më 2 shkurt të këtij viti, kishte mbajtur disa greva, ndërkohë që kishte kërkuar nga presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, që të mos e ratifikonte Ligjin për paga. /Insajderi.com