Bordi i ZRrE-së ia fal KEDS-it 3.5 milionë euro të qytetarëve

Favor për KEDS-in po shihet vendimi i fundit i Zyrës së Rregullatorit të Energjisë mbi aprovimin e tarifave për kompaninë turke.

Sipas Blendi Hasaj, hulumtues në Institutin GAP, edhe vitin e kaluar, në procesin e aprovimit të tarifave për KEDS për periudhën 1 tetor 2018 – 31 mars 2019, çështja e jo-balancave (po ashtu me vlerë pozitive) ka qenë temë diskutimi mes stafit profesional të ZRrE dhe bordit.

Në atë kohë sipas Hasajt qëndrimi i stafit profesional të ZRrE ka qenë që ato të hyra duhet t’u kthehen qytetarëve dhe bordi i ZRrE e ka mbështetur opinionin e tyre.

Reklama e sponzorizuar

Por gjithçka ndryshoi në mbledhjen e fundit të ZRrE.

“Pra, të hyrat e KEDS nga jo-balancat janë zbritur nga të hyrat e tyre të lejuara. Ndërsa sivjet, për dallim nga stafi profesional, bordi ka ndryshuar pozicion dhe ka vendosur që t’ia fal KEDS-it 3.5 milonë euro”, ka thënë Hasaj.

Sipas tij, për këtë çështje është e udhës që të thirret një seancë e jashtëzakonshme parlamentare, të kërkohen raportet fillestare të përgatitura nga stafi profesional i ZRrE, arsyetimet e bordit lidhur ndryshimin e opinionit, dhe mendimi i stafit profesional për këtë temë. /Buletini Ekonomik/