1379 të punësuar në komunën e Malishëves, gjysma e buxhetit në paga

Në Komunën e Malishevës pjesa më e madhe e buxhetit shkon për paga. Punësimet politike në këtë komunë viteve të fuundit e kanë çuar numrin e punëtorëve në 1379 persona.

Sipas Auditorit, kjo ka bërë që mbi gjysma e buxhetit komunal të shkojë për paga e meditje, shkruan Buletini Ekonomik.

“Në fund të vitit 2018, Komuna e Malishevës kishte 1379 të punësuar, përfshirë edhe anëtarët e Kuvendit Komunal. Për paga dhe mëditje janë shpenzuar 8,089,441€ apo gati 100% e buxhetit e kësaj kategorie ekonomike. Pjesëmarrja e shpenzimeve të pagave dhe mëditjeve në shpenzimet totale të komunës është 57%.”, thuhet në raportin e Auditorit për vitin 2018, për komunën e Malishevës.

Reklama e sponzorizuar

Në total buxheti për këtë komunë ishte 14.4 milionë euro. /Buletini Ekonomik/