Aksion i Policisë së Kosovës kundër kontrabandës në veri, plagoset një polic

Njësi të shumta policore duke përfshirë edhe SIT-in kanë nisur aksion për arrestimin e personave që dyshohet se merren me kontrabandë në Zubin Potok dhe në pjesë të tjera të Veriut të Kosovës

Nga ky aksion ka mbetur i plagosur një polic përderisa janë arrestuar pesë persona deri tani.

Reklama e sponzorizuar

Ndërkohë serbët lokalë në Zubin Potok, kanë bërë barrikadë përderisa janë dëgjuar të shtëna të shumta të armëve, njofton Klan Kosova.

Situata momentale është e qetë por ka prezencë e madhe e Policisë së Kosovës.

Një aksion të gjerë ka zhvilluar në orët e para të mëngjesit të sotëm Policia e Kosovës. Siç mëson Gazeta Express nga burime të sigurta brenda hetuesisë, nga ky aksion janë prangosur dhjetëra zyrtarë të policisë të nacionalitetit serb.

Deri më tani numri i të arrestuarve ka kaluar mbi 30. Të gjithë këta dyshohet se janë të përfshirë në krim të organizuar dhe vepra të tjera penale.

Në mesin e të arrestuarve ka edhe policë të Kosovës (nga fshatrat e jugut të Mitrovicës). Mirëpo, dominojnë policët e nacionalitetit serb.