Njohësi i çështjeve ekonomike, Agron Demi, ka thënë së rritja e pagës minimale në 250 euro është veprim i duhur, por ai ka tërhequr vërejtjen se kjo do të këtë edhe implikime tjera buxhetore.
Sipas tij, rritja e pagës minimale nga 170 euro në 250 euro, do ta rrisë koston buxhetore për veteran për rreth 38 milionë euro në vit. Kjo rritje kushtëzohet me Ligjin për Veteranët, i cili thotë se pensioni i veteranit nuk duhet të jetë nën pagën minimale në vend.
“Por, rritja e pagës minimale e rritë koston buxhetore për veteranë për rreth 38 milionë euro në vit dhe pensionet e veteranëve do të arrijnë në mbi 120 milionë euro”, ka thënë Demi, përmes një statusi në facebook.
Ai ka kërkuar nga Kuvendi që ta detyroj Qeverinë Haradinaj që të aprovoj listën përfundimtare të veteranëve dhe ti hapet rrugë hyrjes në fuqi të Ligjit të ndryshuar për veteranët, i cili kufizon buxhetin e veteranëve në 0.7% të GDP. /Buletini Ekonomik/