Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi në samitin Brdo-Brijuni ka folur edhe për çështjen e lëvizjes së lirë të qytetarëve të Kosovës. Ai ka thënë se Kosova padrejtësisht po mbetet vendi më i izoluar në Evropë.
Thaçi, në fjalimin e tij, në mbledhjen plenare të Samitit që po mbahet në Tiranë, tha se ndaj qytetarëve të Kosovës përveç diskriminimit po bëhet edhe ndëshkim.
Thaçi tha se mbetët me shpresë që gjërat do të lëvizin mirë për liberalizim të vizave për Kosovën. /KP