Kurti në Themelore për kërcënimin nga anëtari i Nismës

Lideri i Vetëvendosjes Albin Kurti është paraqitur sot në Prokurorinë Themelore të Prishtinës në lidhje me kërcënimin që iu bë ditë më parë nga anëtari i Nismës për Kosovës, Haxhi Hoti.

Kjo është konfirmuar nga anëtari i VV-së, Berat Ganiqi, nëpërmjet një postimi në rrjetin social “Facebook”.

”Sot, së bashku me Kryetarin e Lëvizjes Albin Kurti ishim në Prokurorinë Themelore me ftesë të kësaj të fundit. Albin Kurti është ftuar për intervistim në lidhje me kërcënimin që i është bërë në rrjetet sociale nga Haxhi Hoti, anëtar i subjektit Nisma për Kosovën në fund të dhjetorit 2019”, ka shkruar Ganiqi.

Reklama e sponzorizuar