Biznesmeni kosovar iu bën apel investitorëve gjerman: Mos investoni në Kosovë

Biznesmeni kosovar, Sami Bulliqi, i cili ra pre e mashtrimeve nga një kryeinspektor i komunës së Podujevës, është shprehur shumë i penduar se ka zgjedhur Kosovën që të investojë.

“ Më më pas thënë dikush që në Kosovë ndodhin këto sene nuk kisha besu. Kosova është e varur nga investitorët e huaj, çka më ka ndodhë mu, unë sja preferoj asnjë investitori gjerman, ka thënë biznesmeni kosovar”, ka thënë Bulliqi.

Ai përmes një reviste gjermane iu ka bërë thirrje investitorëve gjerman që të mos investojnë në Kosovës.

Reklama e sponzorizuar

“Në një revistë kam tërheq vërejten investitorëve gjerman që mos të investojnë në Kosovë”,  ka shtuar Bulliqi.

Biznesmenët e huaj përballën në Kosovë me burokraci, e ryshfeti është kosto e parashikuar e investimit. InDoks në këtë emision do të sjell raste ku zyrtarë të shtetit u kapën me para në dorë, tëmarruara nga biznesmenë me nënshtetësi nga vendet e BE-së.

Rrëfejnë edhe biznesmenë që u mashtruan nga zyrtarë të tjerë duke marrë leje pa projekt. Flasin edhe zyrtarë të lartë të Qeverisë. Edhe ata që i mbrojnë bizneset. Të gjithë e tregojnë një histori: që këto raste e shpërfaqin haraçit që shteti i Kosovës ua vë investitorëve të huaj.