Kanë kaluar tetë muaj që kur Kuvendi i Kosovës kishte miratuar rezolutën për ndarjen e një shume të caktuar për të gjithë fëmijët nga lindja e deri në moshën 16-vjeçare.
Sipas kësaj rezolute shtesa për fëmijët do të jenë në vlerën prej 10 euro.
Iniciuesja e kësaj rezolute, Donika Kadaj-Bujupi në një deklaratë të dhënë për Telegrafin, tregoi se në cilën fazë është rezoluta dhe se kur fëmijët në Kosovë do të mund të i marrin shtesat e tyre.
“Tashmë janë bërë disa muaj që nga votimi në Kuvend i rezolutës për shtesat e fëmijëve, që njëherë shënon një prej votimeve më kuptimplota të deputetëve të Kuvendit Kosovës. Më qëllim që të kompensohet koha e humbur si dhe më qëllim të përshpejtohet marrja e shtesave, kam kërkuar nga Komisioni Ad-hoc për Përpilimin e Kodit për Rregullimin dhe Menaxhimin e Fushës së Pensioneve dhe Beneficioneve nga Sigurimi Social, që të shqyrtoj çështjen e shtesave sa më shpejtë që mundet, aktualisht ato janë në proces”, deklaroi deputetja Kadaj-Bujupi .
Ajo tha se është angazhuar personalisht që rezoluta e përkrahur nga shumica e deputetëve në Kuvend të implementohet sa më shpejtë.
Ndryshe sipas një dokumenti të brendshëm i Ministrisë së Punës mbi sistemin pensional në Kosovë zbardh në detaje mënyrën sesi kjo skemë sociale do të integrohet brenda sistemit pensional.
Aty parashihen dy mënyra sesi do të zbatohet kjo skemë sociale, mirëpo për të dyja parashihen kritere të ashpra rreth asaj se kush do të jenë përfituesit.
Në bazë të këtij dokumenti i cili quhet “Koncept-dokumenti për rregullimin dhe menaxhimin e fushës së pensioneve”, jo të gjithë fëmijët deri në 16 vjet do të përfitojnë nga kjo skemë sociale.
Sipas modelit të parë të propozuar, nëse një familje ka më shumë se një fëmijë, atëherë vlera e shtesës për fëmijën e dytë është 50 për qind, për të tretin dhe gjithë të tjerët 25 për qind.
Ndërsa nëse aplikohet metoda e dytë, atëherë përfitues do të jenë vetëm fëmijët e familjeve që kanë së paku një person në punë dhe marrin nën 60 për qind të mesatares së të ardhurave familjare në Kosovë. Edhe në këtë rast shtesën të plotë do ta marr vetëm një fëmijë në një familje, ndërsa fëmija i dytë, nëse ka, 50 për qind të vlerës kurse i treti dhe të tjerët, do të marrin 25 për qind të vlerës.
Aty parashihen dy mënyra sesi do të zbatohet kjo skemë sociale, mirëpo për të dyjat parashihen kritere të ashpra rreth asaj se kush do të jenë përfituesit.
Në bazë të këtij dokumenti i cili quhet “Koncept-dokumenti për rregullimin dhe menaxhimin e fushës së pensioneve”, jo të gjithë fëmijët deri në 16 vjet do të përfitojnë nga kjo skemë sociale.
Sipas modelit të parë të propozuar, nëse një familje ka më shumë se një fëmijë, atëherë vlera e shtesës për fëmijën e dytë është 50 për qind, për të tretin dhe gjithë të tjerët 25 për qind.
Kuvendi i Kosovës kishte miratuar rezoluta për shtesat e fëmijëve me 61 vota pro, një kundër dhe dy abstenime, në 7 nëntor të vitit 2018.