Deputetja e AAK-së sulmon opozitën: “Po vini në seancë vetëm për mëditje”

Kuvendi i Kosovës

Deputetja nga radhët e AAK-së, Time Kadrijaj ka adresuar kritika ndaj partive opozitare duke konsideruar se nuk po e kryejnë punën e tyre, por vetëm po vijnë të marrin mëditje.

Në seancën e jashtëzakonshme që është duke u mbajtur për arsim, deputetja Kadrijaj tha se nuk ka pas asgjë të jashtëzakonshme që të mbahet kjo seancë.

Sipas saj, nëse do të kishte pas diçka urgjente nuk do të ishte një numër kaq i vogël i deputetëve.

Reklama e sponzorizuar

“Nuk keni faj ju opozita, lypni komisione hetimore e punën e deputetit s’jeni duke e kryer. Po vini po merrni mëditje, nuk po votoni asnjë projektligj. Tash veç me iu bërë prokuror dhe gjykatës. Nuk iu ka mbet tjetër, punën e deputetit nuk jeni duke e marr seriozisht tash veç lypni debate veç me komisione hetimore”, ka thënë Kadijaj. “Absurditeti i seancave të jashtëzakonshme, e kishim seancën e jashtëzakonshme paradite që rezultoi me një votim që i përkrahim sportistët dhe artistët që rezultoi me një të arritur. Por sot, në këtë seancë të jashtëzakonshme çka ka pasur të jashtëzakonshme, ku janë deputetët. Nëse ka pasur urgjencë të tillë ku janë deputetët”, tha ajo.