Kosova ‘fle’ në qymyr, por ka importuar gjysmë miliard euro rrymë për 10 vite

Kosova, vendi i tretë në Evropë për nga rezervat e linjitit, që nga shpallja e pavarësisë ka importuar rrymë me vlerë mbi gjysmë miliardë euro, theksojnë raportet vjetore të Zyrës së Rregullatorit të Energjisë të dhjetë viteve të fundit.

Kosova e ka të bazuar prodhimin e rrymës në dy termocentrale të vjetra, njëri prej të cilëve duhet mbyllur së shpejti për shkak të dëmit në mjedis, pasigurisë në prodhim dhe pamundësisë së rivitalizimit.

Reklama e sponzorizuar

Pas mbylljes së Kosovës A, Kosova ka planifikuar ndërtimin e termocentralit të ri prodhimin e energjisë bazë dhe furnizimin e rregullt me energji elektrike.

Ndryshe, vendi do të përballet me mungesa të dukshme të energjisë elektrike dhe furnizimin do t’i duhet t’a bazojë në import.

Në pajtim me vazhdimin e importeve të mëdha janë shprehur edhe përfaqësues të organizatave ambientaliste, që kundërshtojnë ndërtimin e Kosovës së Re.

Viti Vlera e përgjithshme

2007 45,161,222 €

2008 51,513,458 €

2009 46,256,119 €

2010 39,664,332 €

2011 54,677,311 €

2012 45,440,668 €

2013 28,447,948 €

2014 48,756,806 €

2015 35,416,742 €

2016 21,851,620 €

2017 68,660,471 €

2018 53,940,000 €

539,786,697 €