Gruri i Serbisë, më i shtrenjti në rajon

Çmimi i grurit në Serbi ka arritur maksimumin pesëvjeçar, në kundërshtim me situatën në tregjet e tjera, shkruante gazeta e Beogradit “Politika”. Ditë më parë një kilogram grurë kushtonte 23,5-24,1 dinarë, përkatësisht 20 centë, pa llogaritur TVSH-në, që është 35,6 për qind më e lartë se në vitin e kaluar, transmeton Koha.net.

“Serbia, aktualisht, e ka grurin më të shtrenjtë në rajon, por besoj edhe në Europë. Me këto çmime nuk jemi konkurrent në eksport, ndërsa kemi humbur edhe tregun në rajon”, e citon “Politika” drejtorin e Shoqatës “Zhito Srbije” (Drithi i Serbisë), Vukosav Sakoviq. Ai ka përmendur Kroacinë, Hungarinë, Rumaninë dhe Bullgarinë, so konkurrentët më të mëdhenj të Serbisë.

“Herët a vonë, pa tjetër do të ndodhë përshtatja e çmimeve tregut. Më reale është se ne do t’u përshtatemi ndryshimeve që do të ndodhin në tregun ndërkombëtar”, ka shtuar Sakoviq.

Reklama e sponzorizuar

Koha.net rikujton se Kosova ishte nga blerësit më të mëdhenj të grurit të Serbisë, para se të vendosej taksa qind për qind në produktet serbe. Tregu i Kosovës, i cili ende nuk përmbush kërkesat për grurë nga arat e vendit, është orientuar në tregjet e tjera të rajonit, ku, sipas raportimeve, bo e blen atë me çmime më të ulëta se në Serbi.