Haradinaj: Duhen edhe 2-3 muaj që vizat të hyjnë në agjendën e BE’së

Kryeministri i Kosovës pas takimit më shumë se një orësh që pati me kancelaren gjermane Angela Merkel ka folur edhe për premtimin që iu është bërë për vizat nga Gjermania, raporton Gazeta Express.

Përmes një paraqitje para mediave pas takimit, i pari i Qeverisë ka thënë se duhet ende punë që Kosova të hyjë në agjendë derisa ka shtuar se për të do të punohet intensivisht.

“Nuk është se përmbyllet do të na duhet shumë punë është kompliku pak situata po duhet të bëjmë kujdes që ta gjejmë mënyrën të hyjmë në agjendë, e drejta na është njoftë tash duhet të na jepet përkrahja për të hy në vendimmarrje, nuk bëhet fjalë për javë, duket të presim dy tre muaj deri te vendimi por do të punojmë intesivisht”, tha kryeministri.

Reklama e sponzorizuar

Tutje, ai ka folur edhe për përfshirjen e presidentit të SHBA-së Donald Trump në dialog si dhe të kancelares gjermane Angela Merkel e presidentit Emannuel Macron. Kjo sipas tij jep shpresë për një marrëveshje të madhe Kosovë-Serbi.

“Mendoj se janë dy mundësi një është vendimi i madh duhet të shpresohet pas involvimit të presidentit Trump edhe tash pas kancelares Merkel e presidentit Macron duhet të mbajmë shpresë për një marrëveshje të madhe”, shtoi kryeministri.

Ai ka komentuar edhe idenë për shkëmbim të territoreve mes Kosovës e Serbisë.

“Flasim për një dialog që ka ekzistu Kosovën e ka prezantu presidenti Thaci tash është edhe delegacioni shtetëror. Ka deviju dialgou nga një dialog për njohje deri te territoret. Duhet t’i jemi falënderues kancelares Merkel e presidentit Macron kyçja e tyre e ka konfirmu që do të ketë njohje në kufijtë ekzistues”, ka përfunduar kryeministri.