Pas mbledhjes së qeverisë, Haradinaj është përgjigjur edhe për gjendjen në Telekom, ku dje u bë e ditur që do të shkëputet kontrata me Z-mobile. Ai tha se çdo kush për çdo veprim në Telekom do të mbahet përgjegjës.
Ai gjithashtu tha se askush s’do të amnistohet për gjendjen e krijuar në Telekom.
“Nuk marr vendime në Telekom, por jam shprehur shumë hapur që do të mbahet përgjegjës çdo kush për çdo veprim që bën në Telekom gjatë periudhës qeverisëse të qeverisë Haradinaj. Nuk do të ketë amnisti as falje për askënd, kjo nuk është se unë kam qëllim mos funksionimin e Telekomit ose bankrotimin, por e kam qëllim me mbrojt Telekomin prej veprimeve që e bankrotojnë. Pra nuk mund Qeveria me mbajt gjallë Telekomin duke dhënë pare se edhe ashtu nuk ka, por duhet ata që e kanë marrë përgjegjësinë, bordi, menaxhmenti, ta kthejnë në kompani profitabile”, tha ai, transmeton kosovapress.