Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK), ka publikuar sot Llogaritë Qeveritare të Kosovës për vitin 2018, i cili paraqet pasqyrën e të hyrave dhe shpenzimeve qeveritare brenda kësaj periudhe.
Të hyrat e përgjithshme të Qeverisë për 2018 ishin 2.006.1 milionë euro, ku pjesën më të madhe të tyre e përbëjnë tatimet në produkte ose 67% të totalit, tatimet rrjedhëse në të ardhura, pasuri me 14%, ndërsa pjesa e mbetur është shpërndarë në kategori të tjera të të hyrave.
Në vitin 2018, totali i shpenzimeve të përgjithshme të Qeverisë ishte 1.978.0 milionë euro.
Pjesën më të madhe të shpenzimeve e përbëjnë pagat dhe mëditjet me pjesëmarrje 30%, formimi i bruto kapitalit fiks me pjesëmarrje 25%, kontributet sociale dhe përfitimet, me pjesëmarrje 24%, konsumi i ndërmjetëm 11%, ndërsa pjesa e mbetur është shpërndarë në kategori të tjera të shpenzimeve.
Ndryshe, publikimi është përgatitur në përputhje të plotë me udhëzuesin e Fondit Monetar Ndërkombëtar për Statistikat e Financave Qeveritare (GFSM 2014) dhe sipas Sistemit të Llogarive Evropiane (ESA 2010).