Shoqëria civile në Kosovë dhe Sindikata ElektroKosova kanë paralajmëruar protestë për të kundërshtuar financimin e RTK-së përmes faturave të energjisë elektrike.
Kuvendi i Kosovës ka votuar që për çdo orë të energjisë elektrike të paguhet 2.5 euro.
Rashit Gashi nga Sindikata ElektroKosova thotë se është i zhgënjyer nga kryetari i Komisionit për Media në Kuvendin e Kosovës, Nait Hasani, i cili, siç thotë ai, u ka thënë atyre se “ju jeni punëtorë me punu aty…, duhet me u marrë me Menaxhment e Qeveri, d.m.th me heshtë”.
Gashi ka thënë se do të vazhdojnë me kundërshtimin e kësaj takse.