AKP shpall shitjen e 137 aseteve

Agjencia Kosovare e Privatizimit zyrtarisht ka shpallur shitjen e aseteve përmes likuidimit.

Lista e tenderëve për privatizim me shitje përmban 137 asete atraktive të ndërmarrjeve shoqërore në Republikën e Kosovës, të cilat paraqesin një mundësi të shkëlqyer për zgjerim të biznesit apo iniciativa të reja biznesore në vendin tonë, raporton ksp.

Agjencia ka njoftuar se ka thjeshtësuar akoma më shumë procedurat e ofertimit me ndryshimet që u janë bërë rregullave të tenderit, duke mundësuar lehtësime për procesin e ofertimit.

Reklama e sponzorizuar

“Rregullat e reja të tenderit aplikohen nga kjo valë e shitjeve të aseteve dhe ofertuesit duhet të aplikojnë me procedurat e reja, ndërsa janë të publikuara edhe në web faqen e Agjencisë: www.pak-ks.org. Ofertuesit mund të vizitojnë edhe zyret e AKP-së dhe të njoftohen drejtpërdrejt nga zyrtarët përgjegjës me procedurat e reja të ofertimit. Kjo valë e shitjeve me të gjitha asetet e tenderuara është aprovuar në Bordin e Drejtorëve, kurse AKP i ka njoftuar paraprakisht të gjitha Komunat përkatëse se këto asete të ndërmarrjeve shoqërore do të privatizohen dhe ka shpallur njoftimin për tender në faqen e saj të internetit www.pak-ks.org dhe në mediat e shkruara dhe ato elektronike. Ofertat e mbyllura për njësitë/asetet në vijim duhet të dorëzohen në “Sallën e konferencave – Hoteli Grand”, në Prishtinë me datën 21 gusht 2019, nga ora 10:00 d eri në orën 12:00, të shoqëruara edhe nga depozita e ofertës dhe tarifa për paraqitjen e ofertës, ashtu siç është parashikuar për secilin artikull. Kurse hapja e ofertave do të bëhet po të njëjtën ditë, duke filluar nga ora 12:30”, thuhet në njoftim. /Koha.net/