Banorët e lagjes “Mati 1” nesër protestojnë: Po injorohemi nga komuna e Prishtinës

Banorët e lagjes “Mati 1” në Prishtinë nesër do të dalin në protestë me arsyen se po neglizhohen nga komuna e Prishtinës, e udhëhequr nga Shpend Ahmeti.

Banorët do të protestojnë kundër baltës, pluhurit, zhurmës dhe disa problemeve të tjera që ka kjo lagje.

“Ne si banorë, shprehim indinjatën e thellë ndaj organeve komunale, ndaj injorimit dhe neglizhencës në raport me lagjen tonë”, thonë organizuesit e protestës.

Reklama e sponzorizuar

Protesta do të mbahet të hënën nga ora 18:00