Serbia ka pësuar dëme prej 260 milionë euro deri më tani nga rritja e taksave nga ana e shtetit të Kosovës mbi të gjitha produktet që prodhohen në Serbi.
Këtë e ka konfirmuar ministri i Tregtisë në Serbi, Rasim Ljajiç.
Shuma do të vazhdojë të rritet pasi që edhe kur të hiqet taksa, kompanive serbe do iu duhet kohë që të kthehen në tregun e Kosovës.
“Vendet tjera kanë zënë vendin tonë posa u erdhi rasti”, ka thënë Ljajiç.
Me datën 21 nëntor qeveria e Kosovës kishte rritur taksat mbi të gjitha produktet e Serbisë dhe Bosnjës në 100% nga 10% që e kishte vënë më herët atë muaj. Lëvizja ishte vënë për të mbrojtur sovranitetin e shtetit të Kosovës. Ajo u vë pasi që Serbia ndikoi në mospranimin e Kosovës në disa organizata ndërkombëtare si Interpoli. /Gazeta Express/