Euroja s’lëviz, dollari forcohet kundruall lekut

Dollarë amerikan

Monedha e Eurozonës është shfaqur e qëndrueshme këtë të mërkurë duke u këmbyer me 121.7 lekë, sikurse edhe ne fillim të javës.

Dollari amerikan ndërkaq është forcuar ndjeshëm duke fituar 0.7 pikë në kuotën e 108.4 lekëve.

Ndërsa Paundi britanik ka humbur plot 1 pikë këtë mes jave, referuar të dhënave të Credins Bank, duke zbritur në nivelin e 134.5 lekëve.

Reklama e sponzorizuar

Franga Zvicerane vazhdon të ruaj vlerën e 109.5 lekëve. Dollari kanadez dhe ai australian ka fituar pikë duke kapur vlerën e përkatësisht 83 lekëve dhe 76 lekëve. /Koha.net/