Kush është Paul Krugman?

Paul Krugman është një ekonomist amerikan dhe profesor i ekonomisë në Universitetin Princeton. Ai është një ndër zërat kryesor liberal në debatin e politikës amerikane dhe është emërtuar si një nga mendimtarët më me ndikim akademik në Amerikë. Ai u nderua me Çmimin Nobel për Ekonomi në vitin 2008 si njohje e punës së tij në ekonominë ndërkombëtare.

Krugman u lind në Albany, Nju Jork më 28 shkurt 1953, dhe u rrit në Nassau County. Ai shkoi në shkollën e mesme John F. Kennedy në Bellmore, para se të mbaronte me një diplomë universitare bachelor në ekonomi nga Universiteti Yale në vitin 1974.

Krugman bëri një doktoraturë në Institutin e Teknologjisë të Masaçusetsit (MIT) në vitin 1977, nën drejtimin e mentorit të tij të tezës Rudi Dornbusch. Në fund të viteve 1970, Krugman filloi të punonte në fushën e tregtisë ndërkombëtare dhe një model të ri të konkurrencës monopolistike brenda tregtisë. Krugman më vonë zhvilloi dhe popullarizoi punën në teorinë e tregtisë së re. Kontributet e Krugman ndihmuan të shohin se tregtia gjithnjë e më shumë mund të shpjegohej, jo nga përparësitë krahasuese, por nga përqëndrimi rajonal dhe ekonomitë e shkallës. Ai gjithashtu shpjegoi rëndësinë e preferencës së konsumatorëve për diversitetin, që shpjegon mbijetesën e disa mallrave me kosto më të lartë, të cilat kanë një markë të veçantë identiteti në treg (psh. Rolex, etj). Kjo fushë e teorisë së Tregtisë së Re u bë një nga fushat e tij të ekspertizës dhe do të formonte bazën për Çmimin Nobel të tij. Krugman në përgjithësi përkrahë tregtinë e lirë dhe globalizimin. Puna e tij në teorinë e Tregtisë së Re ngadalë evoluoj në Gjeografinë e Re Ekonomike (NEG). Dokumenti i tij i vitit 1991 mbi Gjeografinë e Re Ekonomike (NEG) në Gazetën e Ekonomisë Politike u bë një nga veprat më të cituara ekonomike në këtë fushë.

Reklama e sponzorizuar

Krugman ka punuar në universitete të ndryshme të larta, si MIT, London School of Economics dhe Universiteti Princeton. Në vitin 1982, ai kaloi një vit duke punuar për Këshillin e Këshilltarëve Ekonomikë nën Presidencën e Ronald Reaganit.

Politika makroekonomike dhe fiskale

Krugman është bërë më i njohur për punën e tij në makroekonominë dhe politikën fiskale. Ai studioi ‘dekadën e humbur’ japoneze dhe krizën aziatike. Libri i tij – ‘ Kthimi i Depresionit Ekonomik ‘ theksoi kurthin e likuiditetit në të cilën Japonia kishte rënë.

Pas krizës ekonomike të vitit 2008, Krugman ishte një kritik i madh i masave shtrënguese. Krugman argumentoi se ekonomitë kryesore në botë ishin të mbërthyera në një kurth klasik të likuiditetit. Në këtë situatë, Krugman argumentoi se qeveritë mund të shtypnin para dhe të administronin deficite të mëdha buxhetore pa shkaktuar rritje të normave të interesit apo inflacionit. Modeli i tij i kurthit të likuiditetit parashikonte gjerësisht inflacionin e ulët, dhe rikuperimin e ulët të rritjes. Krugman u bë një emër i popullarizuar në publik pjesërisht për shkak të aftësisë së tij për të popullarizuar dhe thjeshtuar problemet komplekse ekonomike.

Krugman është gjithashtu mjaft i drejtpërdrejtë, duke kritikuar hapur politikanët dhe ekonomistët e tjerë. Ai tenton të marrë pozita të forta kundërshtare, të cilat krijojnë një reagim të fortë – si negativ ashtu edhe pozitiv nga spektri politik. Martin Wolf, gazetar i Financial Times, në Mbretërinë e Bashkuar ka shkruar se Krugman është edhe “kolumnisti më i urryer edhe më i admiruar në SHBA”.

Krugman ishte i rëndësishëm në rikthimin e interesit në punën e John M. Keynes. Krugman mori një qasje më të rreptë keynesiane se disa nga “keynesianët e rinj”, të cilët e minimizuan rolin e politikës fiskale në menaxhimin e kërkesës. Krugman argumentoi se edhe në depresione ekonomike të vogla qeveritë po dështonin të siguronin kërkesë të mjaftueshme në ekonomi dhe kjo ishte shkaku kryesor i një recesioni të vazhdueshëm dhe papunësise të lartë. Ai shkroi një libër – ” Përfundoni këtë depresion tani! ” i cili u bë një libër ‘bestseller’. Krugman shkroi në libër:

“A nuk duhet të shqetësohemi për deficitet afatgjate të buxhetit? Keynes shkruan se “bumi, jo rënia, është koha për shtrëngim”. Tani, siç argumentoj në librin tim të ardhshëm dhe tregoj më vonë në të dhënat e diskutuara në këtë artikull – është koha që qeveria të shpenzojë më shumë derisa sektori privat është i gatshëm ta çojë përpara ekonominë përsëri. ”

Pikëpamjet ekonomike

Krugman e sheh veten si një ekonomistë keynesiane. Ai gjithashtu ka promovuar modelin IS-LM të shpikur nga John Hicks. Edhe pse i identifikuar me elemente të keynesianizmit të ri, ai është kritik ndaj kompleksitetit dhe ngurtësisë së disa prej modeleve që i përdorin keynesianët e rinjë.

Krugman për Trump

Në zgjedhjet e vitit 2016, Krugman ishte një mbështetës i fortë i kandidates demokrate Hillary Clinton. Që nga suksesi i Donald Trump në zgjedhjet presidenciale të vitit 2016, ai ka qenë një kritik i ashpër i politikës ekonomike dhe të jashtme të Presidentit, si dhe gatishmërinë e Presidentit për të gënjyer dhe paraqitur fakte mashtruese.

“Fjalimi inaugurues i Trump ishte, natyrisht, plot gënjeshtra – pothuajse të njëjtat gënjeshtra që shënuan fushatën. Mbi të gjitha, ishte një portretizim i një distopie të kolapsit social dhe ekonomik që mban lidhje të vogla me realitetin amerikan. ” Krugman Blog , NY Times.

Jeta personale

Krugman është martuar dy herë. Ai është aktualisht i martuar me Robin Wells, gruan e tij të dytë, një ekonomiste akademike. Krugman është një ‘geek’ i vetë-rrëfyer i cili pëlqen fantashkencën (Sci-fi). Ai i krediton romanet e Fondacionit Isaac Asimov për nxitjen e interesit në ekonomi. Krugman e përshkruan veten si një njeri të vetmuar dhe të turpshëm. /Buletini Ekonomik/

Citime:

Pettinger, Tejvan . “Biografia e Paul Krugman “, Oxford, Britani e Madhe. www.biographyonline.net , 18 maj. 2013. Përditësuar më 10 shkurt 2017.

Paul Krugman – Ndërgjegjja e një Liberali