Policia e Kosovës është duke zhvilluar një aksion të madh policor në qendrat e patentë shoferëve, pas dyshimit për dallavere. Deri tani janë arrestuar dy zyrtarë të Ministrisë së Infrastrukturës.
Bëhet fjalë për Filize Krasniqin, drejtoreshë e Departamentit për patent shofer dhe Besim Tahiri, shef i ekzaminerave në Ministri të Insfrastrukturës.
Zëdhënësi i Policisë, Daut Hoxha konfirmoi rastin për mediat, pa dhënë detaje shtesë derisa të përfundojë procesi i aksionit.
‘Është duke u zhvilluar një aksion. Procesi është në zhvillim e sipër. Njëherë nuk mund të shpalosim detaje’’, ka thënë shkurt Hoxha.
U raportua se aksioni ka të bëjë me patentë shoferët. Mësohet se deri tash janë arrestuar së paku 10 zyrtarë të Ministrisë së Infrastrukturës. Arrestimet po bëhen për korrupsion dhe krim të organizuar. Bastisjet janë duke vazhduar nëpër shumë lokacione