Përplasje në mes të Zekës e Mustafës për PTK-në

Mbledhja e Komisionit Hetimor për gjendjen ne PTK e Vala ka nisur me përplasje mes ish kryeshefit të PTK-së Agron Mustafa me deputetin Milaim Zeka.

Mustafa i cili po intervistohet nga ky komision për kohën sa ka qenë kryeshef i Telekomit, ka kërkuar që Milaim Zeka të mos jetë pjesë e komisionit. Ai për ketë më herët ka deponuar edhe kërkesë në administratën e Kuvendit, raporton KTV.

Mustafa ka thënë se arsye se pse Zeka nuk duhet të jetë pjesë e Komisionit është se përbën konflikt interesi meqë sipas tij Zeka me herët ka përfituar deri ne 100 mijë euro nga telekomi. Ai ka thënë se është ftuar edhe nga policia për intervistim pas kërcënimeve e shantazheve nga Zeka.

Reklama e sponzorizuar

Por, këtë kërkesë të Mustafës nuk e ka pranuar kryetari i Komisionit, Visar Ymeri. Ai ka thënë se mandatin Zekës ia ka dhënë populli ndërsa për çështje të tjera , Ymeri tha se mund t’i drejtohen Gjykatës kompetente.

Por, i menjëhershëm ka qenë reagimi i Deputetit, Milaim Zeka. Ai tha se biografia e Mustafës flet shumë, e më së shumti për rrahje. “ ke rrah femra në lokale e deri te rrahja që ke bërë brenda institucionit ku ke qenë” ka thënë Zeka. Ai tutje ka shtuar se nuk ka asgjë personale me Mustafën e as Mustafa nuk mund të ketë asgjë personale me të.