Si u shpenzuan 159 mijë euro në garën e dështuar të diturisë?

Qeveria e Kosovës i ka ndarë 159 mijë euro për Garën Republikane për Kreativitet Kulturor dhe Mendim Kritik, projekt i organizuar nga Koordinatori Nacional për Kulturë, Arsim, Rini dhe Sport, Rexhep Hoti.

Më 22 dhe 23 qershor, mbi 2 mijë nxënës në të gjitha komunat e Kosovës morën pjesë në Garën Republikane për kreativitet kulturor dhe mendim kritik.

Reklama e sponzorizuar

Nga kjo garë nacionale dhe gjithëpërfshirëse, për herë të parë në Kosovë, rreth 316,000 nxënës, nëpërmjet Programit Nacional për Rininë, vetëm për garën në nivelin e shkollës janë shpallur 16,534 fitues nga 29 komuna pjesëmarrëse.

Të gjithë fituesit e kësaj gare do të pajisen me certifikatë nga Qeveria, rrjedhimisht nga Koordinatori Nacional për Kulturë, Rini dhe Sport.

Për këtë garë, Qeveria ka marrë vendim lidhur me mjetet për realizimin e planit të veprimit,

Mjetet për realizimin e planit të veprimit për Garën Republikane për Kreativitet Kulturor dhe Mendim Kritik për vitin 2019, me vendim që qeverisë janë ndarë nga këto organizata buxhetore.

Ministria e Inovacionit dhe Ndërmarrësisë 53 mijë e 300 euro për ndarje të bursave dhe për realizimin e aktiviteteve për kampe.

Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit 53,300,00 për ndarjen e bursave dhe po ashtu realizimin e aktiviteteve nëpër kampe dhe Zyra e Kryeministrit 53,300,00 euro për pjesën e mbetur të aktiviteteve të parapara, transmeton Indeksonline.

Në total për këtë garë janë ndarë 159 mijë euro.

Grupet që i kanë përfshirë të gjitha kategoritë e konkurrimit në Garat Nacionale të KKMK janë Arti muzikor, arti pamor, hartim/poezi dhe ese hulumtuese, recitimi/teatër, debati.

Testi i garës së diturisë i mbajtur në nivelin e arsimit parauniversitar është konsideruar i dështuar nga drejtues shkollash, drejtorë komunalë e njohës të çështjeve të arsimit.

Ndonëse ka qenë i paraparë të mbahet në gjithë Kosovën, në disa shkolla ka dështuar realizimi i tij pasi testet nuk u ishin dërguar fare. Anëtarë të Komisionit parlamentar për arsim kanë paralajmëruar se do të kërkojnë përgjegjësi nga Qeveria dhe ministri i Arsimit për organizimin e kësaj gare me shumë probleme. /Gazeta Express