Telekomit dhe IPKO-s u vazhdohet licenca edhe për 20 vitet e ardhshme

Autoriteti Rregullativ i Komunikimeve Elektronike dhe Postare (ARKEP) u ka vazhduar edhe për 20 vitet e ardhshme përdorimin e resurseve frekuencore, Telekomit të Kosovës dhe IPKO-s.

Kryetari i ARKEP, Kreshnik Gashi tha se sot është një moment i rëndësishëm pas një procesi të gjatë prej 18 muaj.

Reklama e sponzorizuar

Ai shpjegoi se të dy këta operator kanë bërë kërkesë në ARKEP për përdorim të resurseve dhe pas analizës dhe në pajtueshmëri me Ligjet e Kosovës kjo gjë u ëhstë mundësuar.

“Kjo mundëson hapjen e brezave të tjera shtesë që mundëson të hapen edhe teknologjitë tjera si ajo 5g. Mund të themë se vlerë e resurseve për Telekomin e ndarë me këste është 15.7 milionë euro ndërsa për IPKO mbi 11.7 milionë euro”, tha Gashi.