Shkarkohet kryeshefi ekzekutiv i KOSTT-it Evetar Zeqiri

Të enjten pasdite është shkarkuar kryeshefi ekzekutiv i KOSTT-it Evetar Zeqiri.

Zeqiri u shkarkua në mbledhjen e sotme të bordit të drejtorëve, me anëtarë Gëzim Tosuni, Rejhane Zylfijaj, Lumnije Aliu, Sead Mujovi.

Siç mëson Dukagjini, ish-anëtarët e bordit të këtij institucioni tashmë kanë dërguar dosje në prokurori për dyshime për keqpërdorime të detyrës zyrtare nga i njëjti.

Reklama e sponzorizuar

Dukagjini ka provuar të konfirmojë zyrtarisht lajmin, por deri në këto momente nuk kanë kanë kthyer përgjigje as nga Ministria e Ekonomisë as vetë Evetar Zeqiri.

Kujtojmë se në tetor të vitit 2022, bordi i drejtorëve të KOSTT -it e kishte emëruar Zeqirin në këtë post.