Dy persona janë arrestuar në fshatin Sopot të Gjakovës të shtunën në mesditë, për shkrepje të armëve e moskujdes ndaj kafshëve.
Sipas raportit 24 orësh të policisë, dy burra, një shqiptar dhe një rom, janë arrestuar pasi i pari ia kishte vrarë qenin të dytit, ndërsa i dyti sepse nuk ishte kujdesur për qenin, pasi ai ia kishte ngrënë një pulë të dyshuarit të parë.
Me vendim të prokurorit të dyshuarit janë liruar në procedurë të rregullt.