Gjermani: I pasur është ai që ka pagë mbi 3,440 euro

Secili me pagë mesatare prej më shumë se 3.440 euro në Gjermani konsiderohet zyrtarisht i pasur, tregon një hulumtim i Institutit të punës në Këln.

Shuma e fitimeve neto, pasi zbriten taksat, megjithëse nuk duket tepër e madhe, dhe  ajo është në dispozicion vetëm për çdo të dhjetin gjerman, transmeton KosovaPress.

Ky limit i pasurisë është i vlefshëm vetëm për ata që jetojnë vetëm, dhe nëse flasim për një familje pa fëmijë ose një çift të martuar, kufiri i pasurisë është 5,160 euro ose pak më shumë se 2.550 euro për bashkëshort.

Reklama e sponzorizuar

Arsyeja është se në një familje, shpenzime të caktuara paguan me një çmim të vetëm, pavarësisht sa anëtarë përdorin shërbimet – siç janë interneti, ngrohja ose marrja me qira e një apartamenti.

Megjithatë, pothuajse asnjë nga ata me pagë më shumë se 3.500 euro nuk e konsideron veten të pasur, por vetëm një anëtar të klasës së mesme ose, në rastin më të mirë, të klasës së lartë të mesme.

Pjesëtarët e klasës së vërtetë të mesme, të cilët marrin rreth 1,870 euro në muaj, shpesh e konsiderojnë veten si njerëz në prag të varfërisë.

Pagat më të zakonshme për gjermanët janë ndërmjet 1.300 euro (për gratë) dhe 1.600 euro (për burra). Njerëzit e arsimuar në kolegj janë mesatarisht më të paguar, rreth 2.540 euro, një shumë e paarritshme për dy të tretat e popullsisë së vendit.

Në ish-Gjermaninë Lindore, niveli i pasurisë është më i ulët dhe arrin në 2,839 euro, që është shuma e pagave të pranuara nga vetëm çdo i dhjeti gjerman në zonë.