Në arkat komunale të katër komunave të rajonit të Pejës mungojnë mbi një milion euro për tatim në pronë, që ishte dashtë të ishin, nëse Agjencia Kosovare e Privatizimit i kishte paguar obligimet e saj që i ka ndaj Komunës së Pejës, Istogut, Klinës dhe Deçanit.
Vetëm Komunës së Pejës, siç thotë drejtori i Financave në këtë komunë, Jeton Abazaj, AKP-ja ia ka borxh 1 milion e 200 mijë euro.
“AKP-ja na i ka borxh 1.2 milion euro për ndërmarrjet shoqërore për periudhën deri në momentin e privatizimit të tyre. Me ligj duhet AKP-ja me pagua tatimin në pronë. Unë kam kërkuar edhe përmes Ministrisë së Financave, që AKP-ja me na pagua këtë borxh”, thotë Abazaj.
E nëse nuk e paguan AKP-ja këtë borxh, siç thotë Abazaj, do të shfrytëzohen të gjitha mundësitë ligjore për arkëtim edhe të detyrueshëm të këtij borxhi. /Koha.net/