Kryetari i Sindikatës së PTK-së, Lamih Balaj, ka thënë se ka informacione se Z-Mobile ka zgjeruar kapacitetet me 3G dhe 4G, menjëherë pas shkëputjes së kontratës nga Bordi i Telekomit.
Sipas tij, mos reagimi me kohë i institucioneve përkatëse për cështjen e numrave dhe kthimin e tyre tek Vala, mund ta dëmtojë edhe më shumë këtë ndërmarrje.
“Nëse Z-Mobile na ka vjedhë me letra, tash në fazën tranzitore është duke na vjedhë pa letra me ndihmën e ARKEP-it. Kush na jep garancion që për kohën pas nënshkrimit të kontratës, kush do t’i marrë përsipër shpenzimet”, ka thënë ai.
Balaj ka thënë se me 25 qershor ARKEP-it i ka shkuar njoftimi që nuk do të vazhdohet kontrata me Zmobile, prandaj sipas tij, nga moment i shkëputjes së kontratës ARKEP duhet të reagoj brenda 30 ditësh.
“Të gjitha thirrjet, mbushjet dhe veprimet e Zmobile tash e tutje i faturohen Telekomit. Kërkojmë që të merret një vendim sa më i shpejtë nga ARKEP-i për transferin e numrave. ARKEP jo më shëmë se 10 ditë me ju dhanë afat konsumatorëve që me u kthy në Valë”, ka shtuar Balaj.
Ai thotë se ka informacione të sigurta se Zmobile nga moment i shkëputjes së kontratës ka rritur kapacitetet me 3G dhe 4G.
“Pa kontratë nuk kemi asnjë mundësi qysh me i inkasu të hyrat dhe ARKEP është duke ia dhënë mundëisnë Zmobile me na dëmtu edhe pas shkëputjes së kontratës”, thotë Balaj.
Ndryshe pas shkëputjes së kontratës me Z-Mobile, Kryetari i ARKEP-it, Kreshnik Gashi, ka hedhur dyshime mbi atë se a do t’i kthehen mbi 200 mijë numra të Z-Mobile, Telekomit. Ai ka thënë se fillimisht duhet dëgjuar argumentet e të dyja palëve, për të ardhur deri tek një vendim. /Buletini Ekonomik/