Memoriali i atdhetarit “Afrim Zhitia” vazhdon të mbetet në gjendje të mjerueshme edhe 7 vjet pas nënshkrimit të kontratës për rindërtimin e tij.
Me miratimin e Ministrisë së Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor u nënshkrua kontrata për rregullimin e tij në vlerë prej më shumë se 400 mijë eurom, raporton KTV.
Por, vetëm dy muaj pas fillimit të punimeve kësaj kompanie iu ndërprenë punimet nga inspektorati komunal me arsyetimin se nuk posedojnë leje për punime.
Përmes një përgjigje me shkrim kompania ka fajësuar qeverisjen lokale si dhe vetë autoritetin kontraktues për mos-sqarim të marrëveshjes.
“Pajisja me leje ndërtimi është përgjegjësi e investitorit në këtë rast MMPH-së. Ne disa herë përmes shkresave kemi kërkuar nga MMPH-ja sqarim dhe zgjidhje për mundësinë e rifillimit të punimeve por deri më sot asnjë përgjigje zyrtare me shkrim nuk e kemi marrë. Nga ministria na është thënë se janë në kontakt me Komunën e Podujevës për gjetjen e një zgjidhje”, thuhet në përgjigjen nga Kompania Ajani & Loni.
Për ndërprerjen e punimeve në memorialin “Afrim Zhitia” kritika kanë edhe nga shoqëria civile e opozita.
Sipas tyre, toka në të cilën është projektuar të ndërtohet memoriali është uzurpuar nga familjarë të afërm të heroit.
Derisa theksojnë se kjo tregon paaftësinë e qeverisjes komunale për menaxhimin e pronave publike.
E për uzurpimin e kësaj prone, nga komuna e Podujevës thonë se 4 raste janë dërguar në gjykatë.
Llugaliu tutje shtoi se për memorialin në fjalë u nënshkruan edhe peticione ku pjesa më e madhe e banorëve të fshatit ishin kundër punimeve në atë zonë.
E nga MMPH-ja thonë se përgjegjësia për këtë problematikë i takon komunës dhe jo kësaj ministrie.
Televizioni ka kontaktuar edhe me familjarë të atdhetarit Afrim Zhitia për akuzat e uzurpimit por ata nuk kanë pranuar të flasin para kamerave, derisa kanë shprehur shqetësimin e tyre për çështjen.