Dështim në klauzolën e investimeve

Si pjesë e një programi të mëhershëm me Fondin Monetar Ndërkombëtar, Kuvendi i Kosovës kishte aprovuar të ashtuquajturën “Klauzolë e investimeve”.

Përmes saj, deri tani janë inkorporuar për negocim dhe implementim 21 projekte kapitale. Por, mbi 400 milionë, të siguruara deri tash, janë shfrytëzuar vetëm 22 milionë euro, që tregon se Kosova ka dështuar në këtë segment pasi ka zbatuar vetëm 5 për qind të kredive investive.

Shumë projekte të financuara nga kreditë që janë siguruar përmes “klauzolës së investimeve”, kanë dështuar të realizohen edhe pse kreditë janë siguruar vite me parë.

Reklama e sponzorizuar

I tillë është fati me rehabilitimi i linjës hekurudhore 10, projekt 200 milionësh, ku ende nuk ka filluar punimet.

Në kornizën afatmesme buxhetore 2019-2022, thuhet se punimet fillojnë në pranverën e 2019. Por, punimet ende nuk kanë marr dinamikën e pritur.

Ministri në detyrë i Finanace Bedri Hamza tha për RTK se nga 200 milionë euro deri tani janë shfrytëzuar 20 milionë euro.

“Ka mundur të bëhet më shumë, në rrugën e Pejës, ka mundur të het më shumë për linjën hekurudhore. Por ka mungesë të dinamikës”, tha ai.

Kurse Arian Zeka drejtor i Odës Ekonomike Amerikane në Kosovë, tha për RTK se qeveria thuhet se ka mungesë të kapaciteteve për të implementuar projektet.

“Nëse kemi parasysh sa e madhe është administrata shtetërore, dhe sa e gjerë është ajo, atëherë kjo është pjesa më e dhimbshme e këtij procesi”, tha ai.

Në pritje të fillimit të punimeve, janë së paku 20 projekte që tashmë janë siguruar financat.

1 Rehabilitimi i Rrugëve Rajonale

2 Rehabilitimi i Linjës Hekurudhore

3 Ndërtimi i impiantit për trajtimin e ujerave te zeza-Prishtinë

4 Projekt i për Konkurrueshmëri dhe Gatishmëri për Eksport

5 Sigurimi i Ujit dhe Mbrojtja e Kanalit

6 Rruga Kievë-Zahaq 7 Projekt i për Bujqësi dhe Zhvillim Rural

8 Financimi shtesë për projektin për Bujqësi dhe Zhvillim Rural

9 Financimi i Projektit për Rrugën M2 Milloshevë – Mitrovicë

10 Projekt i Shëndetësisë

11 Projekt i për Efiçiencën dhe Energjinë e Ripërtërishme

12 Projekt i për Përmirësimin e Sistemit të Edukimit

13 Ekonomia Digjitale në Kosovë (KODE)

14 Ndërtimi i Sistemit për mënjanimin e ujërave zeza në Komunën e Podujevës

15 Ndërtimi i Sistemit të Ujësjellësit në Komunën e Istogut

16 Ndërtimi i Sistemit të Ujësjellësit për Komunën e Graçanicë

17 Ndërtimi i Sistemit të Kanalizimit për Komunën e Shtimes

18 Ndërtimi i Sistemit të Ujësjellësit të Ferizajt

19 Projekti i Forcimit të Sektorit Financiar

20 Projekti i Kadastrës së Patundshmërisë dhe Infrastrukturës Gjeohapësinore

Vonesë të punimeve, kanë pasur edhe në projektin për rehabilitimin e rrugëve rajonale me kredi që kapë vlerën prej 29 milionë eurosh.

Një tjetër projekt që është planifikuar të nis punimet në vitin e kaluar edhe ndërtimi i segmentit për Pejë, pjesa Kijevë – Zahaq. Qeveria ka siguruar mbi 200 milionë euro edhe për këtë projekt.

Në vitin 2016, Qeveria kishte siguruar një kredi të favorshme prej 66 milionë eurosh për projektin e ndërtimit të impiantit për trajtimin e ujërave të zeza në Prishtinë. Por, tash e tre vjet as ky projekt nuk filluar.

Ministri i Financave në detyrë, Bedri Hamza, e pranon se ka vonesa në realizim të projekteve. Ai thotë se u ka bërë thirrje të gjitha ministrive që të sigurojnë dinamik më të madhe në realizim të projekteve.

 “Janë 22 milionë euro që janë shpenzuar për kredi gjatë këtij viti….”, thotë Hamza.

Ekonomisti Arian Zeka, që mban postin e Drejtorit Ekzekutiv të Odës Ekonomike Amerikane në Prishtinë, thotë se Qeveria duhet të ketë kujdes me kreditë dhe shfrytëzimin e tyre.

 “Duhet të ndërtohen kapacitete të nevojshme për realizmin e projekteve që parashihen të realizohen..”, thotë Zeka.

Pavarësisht, ngathtësisë në realizimin e projekteve, Qeveria ka nisur bisedimet për kredi të reja me banka ndërkombëtare edhe për së paku 10 projekte me synim realizimin e tyre në 3 vitet e ardhshme.

1 Dritarja për Investime Komunale

2 Ndërtimi i Impianteve për Trajtimin e Ujërave të Zeza në Gjilan dhe Mitrovicë

3 Ndërtimi i Impiantit për Trajtimin e Ujërave të Zeza në Ferizaj

4 Dritarja e Zhvillimit të Infrastrukturës Publike

5 Dritarja e Infrastrukturës për Trajtimin e Ujërave të Zeza (MZHE)

6 Përmirësimi i Infrastrukturës Fizike në Institucionet Shëndetësore Sekondare dhe Terciare

7 Qarkorja e Prishtinës

8 Përfshirja e të rinjve dhe ndërmarrësia

9 Projekti për ujërat

10 Rruga Besi – Merdar

11 Ndërtimi i impiantit për trajtimin e ujërave të zeza.