Komiteti për liritë qytetare, drejtësi dhe çështje të brendshme [LIBE], ka votuar pro liberalizimit të vizave për Kosovën.
Libe ka njoftuar në Twitter se 49 ligjvënës evropianë votuan pro nisjes së bisedimeve me Këshillin e Bashkimit Evropian për propozimin e heqjes së vizave për Kosovën. 13 ishin kundër, ndërsa katër abstenuan.
Pas këtij votimi, propozimi për heqjen e vizave për kosovarët kalon në duar të Parlamentit Evropian. Nëse ky parlament voton pro, procesi vazhdon në Këshillin e BE-së.
Sipas REL-it aty ka hezitime nga Franca dhe Holanda.