Kosovarët shpenzojnë 200 milionë euro në vit nëpër spitale jashtë vendit

Gjendja e rëndë në të cilën ndodhet shëndetësia në vend ka bërë që të rritet çdo vit numri i kosovarëve që kërkojnë shërbime shëndetësore nëpër spitale jashtë vendit.

Një raport i brendshëm i Zyrës Kombëtare të Auditimit, të cilin e ka siguruar Buletini Ekonomik, bën fjalë për shifra marramendëse.

Brenda një viti sipas këtij raporti kosovarët shpenzojnë 150 deri në 200 milionë euro për të marrë shërbime mjekësore në vendet e rajonit dhe shtetet e Bashkimit Evropian.

Reklama e sponzorizuar

“Në Kosovë ende vazhdon të mos ofrohen disa shërbime mjekësore për pacientët me sëmundje të rënda, ku në këtë rast ata detyrohen të kërkojnë trajtimin jashtë vendit. Në përgjithësi trajtimi i pacientëve jashtë vendit u kushton qytetarëve nga 150 deri në 200 milionë euro në vit”, thuhet në raportin “Temat e propozuara për auditim të performancës për sezonin 2019-2020”, i cili nuk është publikuar dëri më tani.

Qeveria e Kosovës në kuadër të Programit për Trajtimin e Pacientëve Jashtë ISHP subvencionon trajtimin mjekësor të qytetarëve të Kosovës, të diagnostifikuar me sëmundje të cilat nuk mund të trajtohen në Kosovë. /Buletini Ekonomik/