Në prag të zgjedhjeve shpeshtohen konkurset në MTI

Në kohën kur vendi është afër zgjedhjeve parlamentare, në shumë prej dikastereve qeveritare janë shpeshtuar konkurset publike duke ngritur dyshime serioze për punësime politike. Një fenomen i tillë vërehet edhe tek Ministria e Tregtisë dhe Industrisë (MTI), që udhëhiqet nga Endrit Shala i partisë Nisma Social Demokrate.

Vetëm në dy javët e fundit në këtë ministri janë shpallur gjashtë konkurse për pozita të ndryshme, përcjell Buletini Ekonomik.

Krahasuar me muajt e kaluar, sipas ueb faqes së kësaj ministrie, vërehet një rritje e konkurseve në dy muajt e fundit.

Reklama e sponzorizuar

Pozitat e shpallura së fundi në MTI janë: Zyrtar i Lartë për Tregti, Zyrtar i bazës së të dhënave, Zyrtar i lartë për teknologji informative në KIESA, Zyrtar për mbrojtjen e konsumatorit, Asistent administrativ dhe Udhëheqës i Divizionit për Mallra Ushtarake Tranzit dhe Brokerim. /Buletini Ekonomik/