Në pesë vitet e fundit, investimet e huaja në Kosovë kanë pësuar një rënie drastike, nga 400 në 100 milionë euro, thuhet në një raport të brendshëm të Zyrës Kombëtare të Auditimit (ZKA).
Sipas këtij raporti, viti 2018, ka qenë një nga vitet me investime më të ulëta me rreth 121.9 milionë euro, përcjell Buletini Ekonomik.
“Problemet të cilat hasin investimet e huaja në Kosovë janë të ndryshme si mangësia në legjislacion apo kur investime në fusha të caktuara nuk janë paraparë, mungesa e energjisë elektrike apo burokracia në lejet e ndërtimit, korrupsioni i lartë dhe performanca e gjyqësorit apo mungesa e një oferte për investimet e huaja janë disa nga problemet tjera që ceken në këtë fushë”, thuhet në raportin “Temat e propozuara për auditim të performancës për sezonin 2019-2020”, të ZKA-së, i cili nuk është publikuar deri më tani. /Buletini Ekonomik/