4 këshilla nga Jeff Bezos për cilindo që do të hapë një biznes

Themeluesi dhe CEO i Amazon, Jeff Bezos, jep katër këshilla të rëndësishme për të gjithë ata që duan të hapin një biznes: jini të përkushtuar për të kënaqur klientët, bëjeni punën tuaj me pasion, ndërmerrni rreziqe dhe dështoni.

Në eventin “re: MARS 2019”, që u zhvillua në fillim të muajit qershor në Las Vegas, Jeff Bezos dha një mesazh për të gjithë ata që duan të hapin një biznes: jini gati të ndërmerrni rreziqe dhe të dështoni. Themeluesi dhe CEO i Amazon e dha këtë mesazh pasi u pyet se çfarë këshillash do t’u jepte të gjithë atyre që synojnë të hapin një biznes.

“Rrezikoni, duhet të jeni të gatshëm të rrezikoni: nëse keni një ide sipërmarrëse pa rreziqe, me siguri është realizuar nga dikush tjetër”, – tha Bezos. Duhet të keni diçka që mund të mos funksionojë, do të jetë, në shumë aspekte, një eksperiment”. Shumë prej këtyre eksperimenteve do të dështojnë, por “dështimet e mëdha” janë një pjesë e nevojshme e rrugëtimit drejt suksesit.

Reklama e sponzorizuar

“Ndërmarrim gjithnjë rreziqe, flasim për dështime – pohoi sipërmarrësi i Amazon. – Kemi nevojë për dështime të mëdha, për të lëvizur shigjetën e peshores. Duhet të tronditeni fort dhe të dështoni. Kjo është rruga e duhur”. Bezos e krijoi Amazon në vitin 1995 me vetëm 10 punonjës. Që prej asaj kohe e ka shndërruar kompaninë në një prej më të rëndësishmeve në bursë.

Përveçse të ndërmerrni rreziqe dhe të dështoni, ju duhet të keni pasion në atë që bëni. Mbi të gjitha, sipërmarrësit duhet të jenë “të fiksuar pas klientëve”. “Gjëja më e rëndësishme është të përkushtoheni të kënaqni plotësisht klientët tuaj”, – këshillon Jeff Bezos. /monitor.al/

*re: MARS, është një konferencë e fokusuar tek Inteligjenca Artificiale. Emri “re:MARS” është akronim i Machine Learning, Automation, Robotics and Space.
“re: MARS” është një event që organizohet nga Jeff Bezos, i cili bën bashkë mendjet më të ndritura për të ecur përpara në epokën e artë të inovacionit. “re:MARS” ndërthur fjalën e fundit të shkencës drejt së ardhmes me aplikime praktike.

Burimi: Business Insider