Të hënën mbahet seanca për taksën

Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Vjosa Osmani ka thënë se në mbledhjen e Kryesisë të mbajtur sot është vendosur që seanca e kërkuar nga 41 deputetë të Kuvendit lidhur me mosheqjen e taksës, do të mbahet të hënën në orën 11:00.

Ajo tutje ka shtuar se pas të hënës janë planifikuar të mbahen edhe dy seanca tjera.

Reklama e sponzorizuar

“Kuvendi mblidhet në seancë të jashtëzakonshme. Këtë të hënë në orën 11 do të kemi seancë të jashtëzakonshme për mosheqjen e taksës. Po ashtu do të kemi seancë edhe më 5 mars për epopenë e UÇK-së, po ashtu me 9 mars do të kemi seancë tematike për ditën e gruas. I kemi trajtuar edhe disa çështje procedurale, janë një sërë bordesh që duhet emëruar. Kërkohet me ligj që kuvendi”, ka thënë ajo.

Duke folur për vendimin e Qeverisë për heqjen e pjesshme të taksës ai ka thënë se askush nuk po mundohet t’i dëmtojë marrëdhëniet me SHBA-në.

“Do të kemi takime me kryeministrin që të diskutohen këto çështje. Sa i përket dyshimeve se dikush po mundohet t’i dëmtojë relacionet me SHBA-në, ju them se një gjë e tillë nuk ekziston”, ka thënë ajo.

Ajo ka thënë se nuk mund të rrezikohen marrëdhëniet me SHBA-në vetëm për çmimet e një produkti.

Sipas saj sot do të takohen përfaqësues të dy partive.