Amerika godet uiskin skocez, djathin italian dhe verën franceze

Mandatory Credit: Photo by Evan Vucci/AP/Shutterstock (10358411u) President Donald Trump talks to reporters on the South Lawn of the White House, in Washington, as he prepares to leave Washington for his annual August holiday at his New Jersey golf club Trump, Washington, USA - 09 Aug 2019

Administrata Trump ka deklaruar se do të vendosë tarifa 25% mbi disa produkte europiane, duke përfshirë këtu verën franceze, djathin italian dhe uiskin skocez, në shenjë hakmarrjeje për subvencionet e BE-së mbi aeronautikën, duke vendosur tarifa edhe mbi këtë të fundit. Një deklaratë e tillë u bë menjëherë pasi agjencia e Përfaqësuesit të Tregtisë së Shteteve të Bashkuara fitoi miratimin e OBT-së për të vendosur tarifat e importit mbi 7.5 miliardë dollarë të mallrave europiane.

Marrja e një mase të tillë kërcënon të shkaktojë fillimin e një lufte tregtare transatlantike sidomos në një kohë të tillë kur ekonomia globale nuk është aspak e qendrueshme. Lista e plotë e produkteve që priten të goditen nga një tarifë e tillë përfshin produktet e kashmirit, ullinjtë nga Franca, Gjermania dhe Spanja, produktet e ndryshme me mish derri të prodhura në BE si proshuta, kafen gjermane, etj. Tarifat e reja pritet të hyjnë në fuqi që nga data 18 tetor e këtij viti. Përfaqësuesi i Tregtisë së Shteteve të Bashkuara tha se vendimi i Organizatës Botërore të Tregtisë ishte një “fitore e rëndësishme” për Shtetet e Bashkuara.

Dy prodhuesit më të mëdhenj të aeroplanëve në botë kanë kohë që zhvillojnë një luftë ndërmjet tyre për të tërhequr secili sa më shumë subvencione të jetë e mundur. Por sipas OBT-së, si Airbus i Europës ashtu edhe dhe rivali i tij amerikan Boeing morën miliarda dollarë subvencione të paligjshme në mosmarrëveshjen më të madhe tregtare në botë të korporatave.

Reklama e sponzorizuar

Kancelarja gjermane, Angela Merkel tha se një vendim i tillë do të godiste rëndë prodhuesin europian të aeroplanëve, i cili është njëkohësisht edhe një prej punëdhënësve më të mëdhenj industrialë në Gjermani, me seli qendrore në Francë.