Dogana po shet disa vetura, ky është çmimi i tyre

Institucione të ndryshme të Republikës së Kosovës po vazhdojnë të bëjnë shitjen e veturave të përdorura. Aktualisht në shitje disa vetura të tilla i ka edhe Dogana e Kosovës.

Ky institucion ka vendosur që t’i shes disa vetura që i ka shfrytëzuar deri tani për nevoja të veta.

Dogana ka treguar se veturat shiten në kushte “siç janë dhe ku janë”, dhe se Autoriteti Kontraktues nuk do të ketë përgjegjësi të mëtutjeshme pas shitjes.

Reklama e sponzorizuar

Në ankandin që është bërë publik është treguar se Dogana ka për qëllim shitjen e 9 veturave nëpërmjet ofertave publike të mbyllura, shkruan FaktePlus.

Për tri veturat që janë prodhim i vitit 2001, 2002 dhe 2003 nuk është caktuar ndonjë çmim, kurse për 6 veturat tjera që janë prodhim i vitit 2009,  është caktuar çmim mbi 7 mijë euro.

Për më shumë shih tabelën:

Dogana ka treguar se këto vetura mund të blihen duke i plotësuar disa kushte.

“Ofertimi është i hapur për të gjithë ofertuesit e interesuar për personat fizik e juridik. Ofertimi është i hapur për të gjithë që përmbushin kërkesat minimale për kualifikim. Personat fizik të cilët marrin pjesë, duhet me vete të sjellin: Një dokument identifikues (letërnjoftim, pasaportën apo patentë shoferin).

Personat juridikë të cilët marrin pjesë, duhet me vete të sjellin: Një dokument identifikues (letërnjoftim, pasaportën apo patentë shoferin). Po ashtu, nevojitet edhe certifikata e regjistrimit të biznesit me informata mbi biznesin dhe numrin fiskal.

Dokumentet e ofertimit do të kërkohen nga ofertuesit e interesuar, duke dorëzuar një aplikacion (kërkesë) me shkrim në adresën e cekur më lartë apo në adresën elektronike, e-mail: prokurimi@dogana-ks.org.

Afati i fundit për pranimin e aplikacioneve (kërkesave) për dosjen e tenderit është deri me datë 31.10.2019 në orën 14:00./FaktePlus