Gjilani i Lutfi Hazirit ndan 25 mijë euro për arra

Komuna e Gjilanit e udhëhequr nga Lutfi Haziri pritet të bëj një furnizim interesant.

Ajo do të blej fidane të arrës e shuma që është planifikuar të shpenzohet ëshët hiq më pak se 24 mijë e 990 euro.

Kështu bëhet e ditur në njoftimin e bërë publik në faqen zyrtare të Komisionit Rregullativ të Prokurimit Publik, shkruan arbresh.info.

Reklama e sponzorizuar

Në të njëjtin njoftim nuk tregohet se nga kush do të shfrytëzohen këto fidanë por aty ceken kushtet për pjesëmarrësit.

E afati i fundit për pranimin e tenderëve është 18 tetor 2019 e po të njëjtën ditë do të bëhet edhe hapja e tenderëve,/arbresh.info/